Para ndeshjes me Spanjën, kryetari i “Dardanëve” ka një paralajmërim për tifozët

Para ndeshjes me Spanjën, kryetari i “Dardanëve” ka një paralajmërim për tifozët

Kosova të mërkurën do të ballafaqohet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ashtu sikur për sfidën me Greqinë, edhe për atë kundër Spanjës pritet që në tribunat e stadiumit të jenë të pranishëm rreth 400 tifozë që përbëjnë 10 përqind të kapacitetit të stadiumit, ashtu siç është përcaktuar me rregullat e reja kundër pandemisë Covid-19, raporton KosovaPress.

Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” Lulzim Berisha ka lëshuar në paralajmërim ku ka bërë të ditur që askush të mos bie pre e keqpërdorimeve ne lidhje me biletat për këtë ndeshje pasi nuk në shitje përveç atyre që ishin të lëshuara nga FFK-ja për sfidën me Greqinë dhe se të njëjtat do të vlejnë edhe për këtë ndeshje.

“Ju ftoj të mos bini pre e mashtrimeve të ndryshme që disa njerëz të papërgjegjshëm po përpiqen të bëjnë: NUK KA BILETA NË SHITJE!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Kushdo që ka pasur biletë në takimin e fundit ndaj Greqisë, i rikonfirmohet bileta edhe për ndeshjen ndaj Spanjës, duke e respektuar kësisoj marrëveshjen mes koordinatorëve të Dardanëve të qyteteve kryesore që e bëmë paraprakisht”.

Berisha më tutje ka bërë tri kërkesa që duhet t’iu përmbahen të gjithë tifozët që do të jenë në stadium për ndeshjen e nesërme.

“Si udhëheqës i grupit “Dardanët” i kam tri kërkesa të detyrueshme për të gjithë ju që do t’u drejtoheni shkallëve të stadiumit në lindje:

1) REKUZITAT T’I KENI ME VETE!

Nuk do të lejoheni në asnjë mënyrë të hyni në stadium, në sektorin e lindjes, nëse me vete nuk keni rekuizitat dardane. Paralajmërim i qartë dhe me kohë: bashkë me librezën e vaksinimit ose testin negativ për Covid-19, edhe REKUIZITAT janë të DETYRUESHME.


Në të kundërtën sigurimi do t’ju ndalojë. Mos provokoni ndonjë situatë të tillë.

2) UDHËHEQËSI YNË NË LINDJE QUHET “KAPO” DHE AI DUHET DËGJUAR DHE PËRCJELLUR

Së bashku me biletat, jepni zë, kurajo dhe përkrahje Kosovës. Gjithë kjo duke u koordinuar me “Kapo”-n. Çfarëdo që ai ju kërkon të këndojë, ju duhet ta përcjellni.

Ata që nuk shfaqin gatishmëri të bashkëpunojnë dhe ta respektojnë udhëheqjen e tij, ju ftoj që tani t’i dorëzoni biletat dhe t’ua lini ato njerëzve që nuk pritojnë me asnjë kusht ta shterin zërin për Kosovën.

3) KUJDESI NDAJ SHËNDETIT TUAJ DHE SHËNDETIT PUBLIK

Ndeshja e fundit ndaj Greqisë ishte një provim i kaluar me sukses nga ne Dardanët dhe gjithë ata që ishin të pranishëm në stadium, sepse respektuam masat parandaluese të epidemisë Covid-19.

Prandaj, me të njëjtën përgjegjshmëri dhe nivel të përqëndrimit, ju thërras dhe kërkoj të vazhdojmë dhe në sfidën e radhës ndaj Spanjës.

KOSOVA është shtëpia jonë e madhe dhe atë kemi detyrim moral ta ruajmë nga çdo gjë dhe nga çdokush.

KREJT KOSOVA N’KAMË! 🇽🇰

PËRPARA DARDANË! 💙💛

Lexo edhe

Video

error: