Para finales së madhe me Liverpoolin, ja këshilla e Benitez drejt Tuchelit

Para finales së madhe me Liverpoolin, ja këshilla e Benitez drejt Tuchelit

Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, beson se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, duhet të me Kai Havertz në krye të sulmit dhe jo me Lukakun për finalen e FA Cup këtë pasdite.

Tuchel preferon Havertz në një rol sulmues para Lukakut, ku ky i fundit është transferimi rekord i klubit pasi u rikthye te Chelsea verën e kaluar për 115 milionë euro nga Interi, përcjell KosovaPress.

Megjithatë, duke folur për “The Times”, Benitez, i cili fitoi FA Cup në 2006 me Liverpoolin, insiston se Havertz sjell më shumë lëvizshmëri që do të shqetësonte qendërmbrojtësit e “Të Kuqve”, të cilët me gjasë do të jenë Virgil van Dijk dhe Ibrahima Konate.


“Liverpooli ka qendërmbrojtës që janë të mëdhenj, të fortë dhe të mirë në lojën me kokë, dhe për shkak të këtyre karakteristikave unë mendoj që nëse do të jenë përballë një lojtari si Kai Havertz do t’iu shkaktojë atyre më shumë probleme se sa një lojtar me një rol të caktuar”, tha Benitez.

“Havertz është më i lëvizshëm, ku qëllimi i tij do të jetë t’i largoj nga pozicioni i tyre lojtarët e Liverpoolit, dhe ai do të përkrahej nga dy lojtarë nga pas. Lukaku ishte një sukses i madh te Interi sepse kishte luajtur sipas mënyrës së Antonio Contes, por Chelsea ka më shumë opsione në sulm”, shtoi ish-trajneri i Liverpoolit.

Në fakt, Lukaku është golashënuesi më i mirë i Chelseat këtë sezon me 15 gola, në krahasim me 13 sosh të Havertz, megjithatë sezoni i tij i parë në futbollin anglez është lënë në hije nga lëdimet dhe spekulimet për të ardhmen e tij.

Lexo edhe

Video