Të rinjtë në Kosovë konsiderojnë se papunësia, korrupsioni dhe emigrimi do të jenë sfidë për Kosovën në dhjetë vitet e ardhshme. Sipas një studimi të Fondacioni Friedrich Ebert (FES) për rininë në Kosovë, që u publikua të martën, doli në pah se të rinjtë kosovarë i besojnë FSK-së (81 për qind), Policisë së Kosovës (74 për qind) dhe bashkësive fetare (72 për qind) më së shumti prej institucioneve vendore. Ndërkaq, besimi në qeverinë është (30 për qind), parlamentin (17 për qind) dhe partitë politike (9 për qind).
Pjesë e prezantimit të këtij studimi ishte kryeministri Albin Kurti, i cili tha se është shqetësuese që të rinjtë janë më pak të interesuar dhe informuar për politikën.
Kreu qeveritar iu bëri apel të rinjve kosovarë që të vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se institucionet në Kosovë duhet ta shfrytëzojnë këtë studim për të parë sesi ndryshojnë modelet e të rinjve, ndikimin e tyre dhe çka mendojnë ata.Detaje për studimin dha menaxheri i programit të FES, Egzon Osmanaj. Ai tha se pavarësisht sfidave për të ardhmen, të rinjtë janë optimist për të ardhmen e tyre personale dhe të përgjithshme.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...