Papa Françesku shpalli sot kanonizim 14 persona, mes të cilëve edhe “dëshmorët e Damaskut”, të vrarë në Siri gjatë Perandorisë Osmane, të cilët janë simbol i persekutimit të krishterë dhe Ati i Shenjtë udhëhoqi ceremoninë e shenjtërimit në sheshin “Shën Pjetri” në prani të mijëra besimtarëve nga e gjithë bota.
“Po i regjistrojmë në mesin e shenjtorëve”, tha Papa, duke shqiptuar secilin emër veç e veç.
Në mesin e grupit janë 11 persona të njohur si "Dëshmorët e Damaskut", të cilët u kanonizuan rreth 160 vjet pas vdekjes së tyre. Tetë fretër françeskanë dhe tre maronitë laikë (të krishterë arabisht-folës), të gjithë nga i njëjti manastir, u vranë në korrik 1860 nga militantët druzë në kryeqytetin e Sirisë, atëherë nën sundimin osman. Papa Piu XI i shpalli të bekuar në vitin 1926.
Damasku është shtëpia e një prej komuniteteve më të vjetra të krishtera në botë, por popullsia e saj e krishterë është zvogëluar në vetëm rreth 2 për qind sot, sipas Vatikanit. Qytetarë të shumtë, të krishterë dhe anëtarë të besimeve të tjera, u larguan nga qyteti pas fillimit të luftës civile në Siri në vitin 2011.Tre personat e mbetur që Françesku i shenjtëroi të dielën vdiqën në fillim të shekullit të 20-të dhe ata themeluan bashkësi fetare. Ata janë misionari italian Giuseppe Allaman, murgesha italiane Elena Guerra dhe kanadezja Marie-Leonie Paradis.