Papa Françesku: T’i jepet fund kthimit të refugjatëve

Papa Françesku: T’i jepet fund kthimit të refugjatëve

Jam pranë mijëra migrantëve, refugjatë dhe të tjerëve që kanë nevojë për mbrojtje në Libi. Unë kurrë nuk ju harroj, dëgjoj klithmat tuaja dhe lutem për ju. Këta burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen dhunës çnjerëzore. Edhe një herë i kërkoj komunitetit ndërkombëtar të mbajë premtimet për të kërkuar zgjidhje të përbashkëta, konkrete dhe të qëndrueshme për menaxhimin e flukseve migratore në Libi dhe në të gjithë Mesdheun, tha sot ndër të tjera papa Françesku gjatë meshës së përjavshme në Vatikan.

“Është e nevojshme t’i jepet fund kthimit të emigrantëve në vende të pasigurta dhe t’i jepet përparësi shpëtimit të jetëve njerëzore në det me mjete shpëtimi dhe zbarkim të parashikueshëm”, theksoi ai.


Dy varka gjigante ndodhen në ujërat e Mesdheut, njëra prej tyre me shumë fëmijë në bord, raportoi sot ”Alarm Phone”.

”Ato kanë probleme me motorin dhe përballen me erëra të forta dhe det të trazuar… nevojitet veprim urgjent”, shkruan ”Alarm Phone” në një postim në Twitter.

Lexo edhe

Video

error: