Papa Françesku planifikon të vizitojë Greqinë, Qipron dhe Hungarinë

Papa Françesku planifikon të vizitojë Greqinë, Qipron dhe Hungarinë

​Papa Françesku shpreson të udhëtojë në disa vende para fundit të vitit, përfshirë Greqinë, Kongon dhe Hungarinë.

“Papa Françesku dëshiron të shkojë në Greqi dhe Qipro, në fundjavën e parë të dhjetorit”, deklaruan burime pranë Vatikanit.

Thuhet se ai po konsideron një udhëtim në ishullin Lesbos, një vend i rëndësishëm dhe simbol për migracionin, ndërsa Evropa po përpiqet t’u përgjigjet refugjatëve që ikin nga lufta dhe varfëria, raporton ATSh.


Papa Françesku, 84 vjeç, gjatë mandatit të tij ka bërë vazhdimisht thirrje për vëmendje ndaj atyre që jetojnë në skajet e shoqërisë, atyre në nevojë dhe që përballen me diskriminim.

Kreu i papatit përmendi gjithashtu destinacione të tjera, duke thënë se ai ende mendon për Kongon dhe Hungarinë.

Ai tha gjithashtu se po planifikonte një udhëtim në Oqeani, vitin e ardhshëm, që do të ishte hera e parë që ai do të shkonte në rajon si Papë.

Lexo edhe

Video

error: