Papa Françesku: Liderët botërorë të japin përgjigje efikase ndaj krizës ekologjike

Papa Françesku: Liderët botërorë të japin përgjigje efikase ndaj krizës ekologjike

​Papa Françesku u bëri thirrje sot liderëve botërorë, të cilët do të takohen në COP26, samiti i OKB-së për klimën, për të ofruar përgjigje urgjente efikase ndaj krizës ekologjike.

“Vendimmarrësve politikë, të cilët do të takohen në COP26, në Glasgoë, u kërkohet urgjentisht të japin përgjigje efikase ndaj krizës aktuale ekologjike dhe kështu të ofrojnë shpresë konkrete për brezat e ardhshëm”, tha Papa Françesku gjatë një fjalimi të transmetuar në BBC.

Nga e diela, rreth 200 vende të mbledhura për dy javë në COP26 do të përpiqen të bien dakord se si të reduktojnë më tej emetimet e tyre të dyoksidit të karbonit, me shpresën për të frenuar ngrohjen globale nën 1,5 gradë Celcius, e krahasuar me epokën paraindustriale.

Për shumë njerëz, ky samit i OKB-së është shansi i fundit për ta arritur.


Papa Françeskuparalajmëroi për një “kërcënim të paprecedentë të ndryshimit të klimës dhe degradimit të shtëpisë sonë të përbashkët”.

Por sipas tij, ky “vazhdim i krizave mjedisore, ekonomike, humanitare dhe shëndetësore”, që po godasin aktualisht planetin, është ndoshta edhe një moment me “mundësi” për t’u kapur, “të cilat nuk duhet t’i çojmë dëm”, raporton ATSh.

“Mësimi më i rëndësishëm, që duhet nxjerrë nga këto kriza, është nevoja jonë për të ndërtuar së bashku, në mënyrë që të mos ketë më kufij, barriera apo mure politike pas të cilave ne mund të fshihemi”, shpjegoi ai.

Papa 84-vjeçar nuk do të shkojë vetë në negociatat COP26, por kardinali numër dy i Vatikanit, Pietro Parolin, do të drejtojë delegacionin e Selisë së Shenjtë.

Lexo edhe

Video

error: