Papa Françesku: Asnjë luftë nuk vlen sa lotët e fëmijëve

Papa Françesku: Asnjë luftë nuk vlen sa lotët e fëmijëve

Asnjë luftë nuk ia vlen sa lotët e fëmijëve tha Papa Françesku në X, dikur Twitter, me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve të hënën.


“Sa fëmijëve u është hequr e drejta themelore e jetës dhe e integritetit fizik dhe mendor për shkak të konflikteve?” pyeti Papa.

“Sa fëmijë detyrohen të marrin pjesë direkt ose indirekt në luftime dhe të durojnë plagët? Asnjë luftë nuk vlen sa lotët e fëmijëve”, përfundoi ai./ ANSA/

Lexo edhe

Video