Panxha: Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike duhet të jetë mbi 300 milionë euro

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë se mbi 50 për qind e prodhuesve kanë pasur rënie të të hyrave prej 56 për qind gjatë periudhës me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës, pas pakos emergjente, duhet të fokusohet në pakon e dytë të rimëkëmbjes ekonomike, në mënyrë që t’iu dilet në ndihmë prodhuesve dhe bizneseve vendore, pako kjo e cila  duhet të sillet rreth mbi 2 për qind të GDP-së ose mbi 300 milionë euro.

Panxha në një intervistë për KosovaPress thotë se vendi do të përballet me rënie ekonomike deri në 4 për qind, porse me një reagim adekuat kjo rënie mund të zbutet. Sidoqoftë, ai paralajmëron se nëse do të ketë vonesa në reagim, atëherë vendi ynë do të zhytet në krizë të madhe ekonomike dhe sociale.

Panxha thotë se miratimi i pakos emergjente është një hap pozitiv, por që nga informatat që kanë nga terreni, ndihma e shtetit për sektorin privat nuk do të jetë e mjaftueshme.


Ai thotë se prodhuesit po përballen me vështirësi të mëdha, ku një pjesë e tyre kanë vështirësi t’i paguajnë punëtorët, ndërkohë që ka pasur largim të punëtorëve për shkak se nuk ka pasur kapacitete prodhuese.

Sa i përket pakos së dytë që duhet të miratohet nga qeveria për sektorin privat, Panxha thotë se kjo pako duhet të sillet rreth mbi 2 për qind e GDP-së.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, potencon se përkundër ndihmave që do të jepen për sektorin privat, nuk do të mund të shpëtohen të gjitha kompanitë. Por, e rëndësishme sipas tij është që qeveria të merr reagime adekuate në kohë të duhur dhe të mos ketë vonesa.

Lexo edhe

Video

error: