Paniku nga koronavirusi, kolona të gjata për miell

Paniku nga koronavirusi, kolona të gjata për miell

Pas rasteve të para me koronavirus në Kosovë dhe pas shpalljes së gjendjes  emergjente në sektorin e shëndetit publik, qytetarët duket se janë në panik për të siguruar artikuj ushqimorë, përfshirë edhe miellin si një artikull elementar për jetë.

Në Fabrikën e miellit në Sllatinë thonë se për shkak të fluksit të madh të konsumatorëve, ata janë të detyruar të punojnë pa ndërprerë.

Qytetarët kanë krijuar kolona të gjata para objektit të fabrikës në pritje për të blerë miell nga frika e përkeqësimit të gjendjes me koronavirus në vend.

Nuhi Rrahmani, pronar i Fabrikës së miellit në Sllatinë, tha për KosovaPress se për shkak të fluksit të madh janë detyruar të punojnë pa ndërprerë.

Ai shprehet i shqetësuar për shkak se nëse mbyllen kufijtë dhe nuk lejohet hyrja e lëndës së parë, atëherë do të ketë probleme për prodhimin e miellit.

Qytetarët edhe pse prisnin me orë të tëra për t’u furnizuar me miell, ata hezitonin të flisnin para kamerave.

Megjithatë prapa kamerave disa prej tyre thanë për KosovaPress, se pas konfirmimit të rasteve me koronavirus dhe  nga frika se mund të mbesin pa miell, duan që anëtarëve të familjes t’i sigurojnë bukë.


Në Kosovë deri më tash janë regjistruar 15 raste me koronavirus.

 

 

 

 

Lexo edhe

error: