Në panelin për politika qeveritare për gratë dhe vajzat në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka diskutuar mbi rolin për edukimin dhe arsimimin si pjesë e rëndësishme për zhvillimin shoqëror.
Ajo ka potencuar si tejet të rëndësishëm edukimin qe nga mosha e hershme.
Nagavci ka theksuar se në Universitetin e Prishtinës ka studente mbi mesataren e Bashkimit Evropian në STEM.
“Nëpërmes të realizimit të programit tonë duke ofruar bursat për vajzat të cilat janë në STEM, tashmë është e rëndësishme që të përmendim, se jo vetëm se dukshëm është rritur numri i vajzave dhe grave që studiojnë në fushat STEM. Në UP ne kemi për 50 për qind më shumë sesa mesataren e vendeve të BE-së, të vajzave që studiojnë në fushën e teknologjisë inovative... Ajo që është edhe më e rëndësishme se kaq tashmë po zvogëlohet edhe hendeku gjinor sa i përket punësimit të vajzave dhe grave. Ato po që po përfundojmë suksesshëm studimet po gjejnë punë apo po shfrytëzojnë inovacionin, kreativitetin të gjitha aftësitë e tyre, për të hapur edhe biznese e kompani të tyre të cilat tashmë janë mjaft të suksesshme”, ka thënë Nagavci.