Paneli mbrojtja e siguria, ekspertja Jeta Tela: Ka më shumë siguri në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ekspertja e sigurisë dhe shefja e kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Jeta Tela, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka thënë se në katër komunat veriore është arritur një nivel i lartë i sigurisë publike dhe se kufijtë janë më të sigurt.

Ajo ka theksuar se grupet kriminale që kanë terrorizuar qytetarët në veri tashmë janë larguar dhe se në këtë pjesë të vendit për herë të parë pas luftës janë vendosur targat e automjeteve të Republikës së Kosovës.

“Gjatë këtyre viteve kam përcjellë në vazhdimësi edhe punën në polici duke përfshirë edhe punën ndaj krimit dhe korrupsionit. Ka qenë e paimagjinueshme sidomos, në katër komunat në veri, të arrihet një nivel i lartë i sigurisë publike sikurse kemi sot, që të kemi kufij më të sigurt sot. Forca e Sigurisë së Kosovës është e një niveli të lartë profesional dhe e gatshme. Grupet kriminale që kanë terrorizuar qytetarët tanë, tanimë nuk kanë as mbështetjen, as rahatinë për të kryer akte kriminale. Pas 25 vjetësh nuk kemi më targa të kohës së Millosheviqit sepse kemi targa të Republikës së Kosovës”, ka thënë Tela.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024