Panele diellore për familjet, Rama: Çelet thirrja e parë, subvencionim 70% nga qeveria

Panele diellore për familjet, Rama: Çelet thirrja e parë, subvencionim 70% nga qeveria

Qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me subvencione konsumatorët familjarë që dëshirojnë të jenë pjesë e projektet për panelet diellore për ngrohjen e ujit, me qëllim të kursimit dhe uljen e konsumit të energjisë elektrike.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka ftuar qytetarët për aplikim, në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga subvencionet qeveritare.


“Çelet thirrja e parë për programin e ri të qeverisë për subvencionim me 70% të financimit, për çdo familje që do të aplikojë për panele diellore për ngrohjen e ujit. Kështu kursehen 20% nga fatura juaj mujore e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE do të menaxhojë këtë proces”, ka shkruar Rama.

http://eficenca.gov.al/thirrje-per-aplikim-subjektet-tregtuese-panele-diellore-per-ngrohjen-e-ujit-per-konsumatore-familjare/

Lexo edhe

Video