Pandemia nuk ngadalësoi shitjet globale të armëve

Pandemia nuk ngadalësoi shitjet globale të armëve

Industria globale e mbrojtjes rriti më tej shitjet e armëve vitin e kaluar, pavarësisht nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19 dhe pasojat e saj ekonomike, sipas të dhënave të publikuara sot.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI), vitin që lamë pas 100 kompanitë kryesore të armëve në botë kanë shitur armë dhe shërbime ushtarake në vlerë prej 521 miliardë dollarë në vitin 2020.

“Kjo ishte një rritje prej 1.3 për qind në terma real krahasuar me një vit më parë, duke shënuar vitin e gjashtë radhazi të rritjes”, thotë SIPRI, raporton atsh.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruajtën vendin e parë, me 41 kompani në renditjen e 100 më të mirave.

Mes tyre, shitjet e tyre të armëve arritën në 285 miliardë dollarë në 2020 – një rritje prej 1.9 përqind nga viti në vit.

Kina doli e dyta, me pesë kompanitë e saj të listuara në mesin e 100 më të mirave që arritën rreth 66.8 miliardë euro shitje ose 1.5 përqind më shumë se në vitin 2019.

Lexo edhe

Video

error: