Pandemia ndikoi në aspektin artistik por nuk munguan shikuesit në Teatër

Mbi 5 mijë bileta janë shitur brenda vitit që lamë pas në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, gjë që është më shumë se vitin e 2020. Megjithatë, teatri ballafaqohet me mungesa logjistike të cilat pritet të rregullohen në këtë viti.

Kështu ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Tetarit Kombëtar të Kosovës, Naser Shatrolli, në një intervistë për KosovaPress, ku flet edhe për sfidat gjatë dy viteve me pandemi, si dhe ndikimin që kishte në zhvillimin e teatrit.

“Pandemia ndikoj që aspektin artistik, në aspektin e orareve dhe në aspektin e repertorit, mënyrën e aranzhimit dhe të organizimit të brendshëm dhe të jashtëm, gjithçka varej nga hapësira nga oraret që u krijuan, nga institucionet përkatëse që kishte raste kur ishte mundësia me 30 për qind të kapacitetit të teatrit që të shfrytëzohej, ka pasur raste që është mbyllur fare teatri. Fakti i situatës në teren si është zhvilluar që fatmirësisht teatri ka punuar kemi pasur disa premiera në kuadër të vitit 2021 sepse 2020 ka qenë më e vështirë në relacion me 2021 por ka funksionuar teatri që nga janari kemi startuar me prova të para të këtij viti”, ka thënë drejtori i tetarit për KosovaPress.

Megjithatë, thotë se viti që lëmë pas ka qenë më i mirë se 2020-ta, pasi është rritur numri i biletave që kanë shitur.

“Në raportin përfundimtarë të këtij viti që e kam nxjerrë dhe e kam dërguar në Ministrinë e Kulturës, tash është mbi 5 mijë bileta që e ka sjellë biletari që janë shitur brenda këtij viti. Tash në krahasim me vitet e kaluara dikur kur ishte drejtor dikush tjetër nuk e kam shikuar se si ka rrjedh por kjo që ka ndodhë brenda këtij viti, kjo është e vërteta, pra është fakt që e kam dërguar në ministri si raport përfundimtarë final”, ka thënë ai.


Shatrolli ka treguar edhe për buxhetin e vitit 2022, të cilin pritet ta ndajë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Sigurisht ne e kemi kërkuar buxhetin, e kemi projektuar, e kemi para-projektuar buxhetin për vitin 2022 dhe po presim se si do të zhvillohet ky proces, pasi që është me rëndësi aspekti buxhetor për Tetarin Kombëtarë dhe do të shohim se çfarë buxheti do të na ndajë Ministria e Kulturës. Ne kemi kërkuar buxhet me rritje përafërsisht aq sa kishim këtë vit. Ne kemi kërkuar edhe aq një buxhet mjaft serioz, po them me mundësit tona që i lejon i buxhetit që ka Ministria e Kulturës dhe do të kemi shfaqje të mira, dhe uroj që në vitin 2022 do të ketë stabilitet në prova, në orare, në të gjitha drejtimet në teatër”, thotë ai.

Për më tepër ai tregon edhe rregullimet që i kanë bërë brenda teatrit, por tregon se çka presin të rregullohet edhe në këtë vit.

“Kemi intervenuar në tualetet e teatrit, janë rinovuar në tërësi duke përfshirë tualetet e brendshme të artistëve, pastaj tualetet e administratës që janë këtu jashtë, tualetet e baletit ka qenë një buxhet me të cilin kemi bërë një renovim të detajuar nga 0, tash është përfunduar pothuajse edhe kanalizimi i ri është futur në kuadër të teatrit, pasi që kishim probleme me ujërat e zeza, futej në podrum uji dhe kthehej, është vendos kanalizimi dhe gypat e ri dhe shpresoj që tetari nuk do të ketë lagështi dhe do të jetë më mirë se ka qenë deri më sot…Por ka akoma nga viti i ardhshëm që do të rregullohet te rrobaqepësia, te pjesa e zërimit, kemi nevojë për logjistikë, teknikë, sidomos tetari ka nevojë shumë sepse tash artistët po kërkojnë shumë, sepse ka hyrë si medium, ka hyrë teknologjia, kanë hyrë mediumet televizive, në kuadër të 3D, kështu që është bërë një mici përgjithshëm në kuadër të ideve, kështu shpresoj viti i ardhshëm do të plotësohen këto kërkesa”, ka thënë ai.

Shfaqja ”Baleti”, “Koleksionuesi i syve”, ”Pamja revolucioni”, dhe e fundit “Bisha në hënë”, janë shfaqjet të cilat janë luajtur deri në fund të vitit 2021. Ndërkaq nga janari i vitit 2022 fillon puna e provave për shfaqjet e reja.

Lexo edhe

Video