Pandemia COVID-19, rritet borxhi publik në 1.5 miliardë euro

Pandemia COVID-19, rritet borxhi publik në 1.5 miliardë euro

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka pasur rënie prej 5.5 përqind, ndërsa borxhi publik është rritur në 1.5 miliardë euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, duke paraqitur raportin e financiar për vitin 2020 në Komisionin për Buxhet, tha se pandemia COVID 19 ka bërë që të ketë rënie ekonomike dhe të rritet borxhi publik.

Megjithatë, Mehmeti tha se aktiviteti ekonomik në gjysmëvitin e parë të vitit 2021, ka qenë 10.1 përqind më i lartë se viti paraprak.


I pyetur nga deputetët për çështjen e kompanive të sigurimeve, Mehmeti tha se kanë zbatuar ligjin për secilën prej tyre.

Këtë raport të guvernatorit, anëtari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Eman Rrahamani e quajti të gjenaralizuar dhe pa ndonjë llogaridhënie konkrete.

Ndërsa, deputeti tjetër i LVV-së, Visar Korenica akuzoi guvernatorin për  nepotizëm në BQK

Lexo edhe

Video

error: