Pandemia COVID-19 në botë, Evropa me rreth 200 mijë të vdekur

Pandemia COVID-19 në botë, Evropa me rreth 200 mijë të vdekur

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 530.865 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

11 milionë e 296 mijë e 470 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave rreth 6 milionë janë konsideruar sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuar nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

SHBA, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 129 mijë e 676 vdekje për 2.839.917 raste. Të paktën 894.325 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.


Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 64.265 të vdekur për 1.577. 004 raste, Britania e Madhe me 44.198 të vdekur për 284.900 raste, Italia me 34. 854 të vdekur për 241.419 raste dhe Meksika me 30.366 të vdekur për 252.165 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83.553 raste, 8 raste të reja të shtunë dhe të dielën, prej të cilëve 4.634 të vdekur dhe 78.516 të shëruar.

Evropa regjistroi sot në orën 11:00, 199.252 të vdekur për 2.721.295 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 138 396 të vdekur për 2.945.234 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 126.648 të vdekur për 2.869.221 raste, Azia 37.862 të vdekur për 1.472. 093 raste, Lindja e Mesme 17.480 të vdekur për 813.851 raste, Afrika 11.094 të vdekur për 464.804 raste dhe Oqeania 133 të vdekur për 9.972 raste./atsh

 

Lexo edhe

Video

error: