Panairi Ndërkombëtar i Biznesit në Tiranë, Muhametaj: Vitin e ardhshëm synojmë ta organizojmë bashkë me Kosovën

Panairi Ndërkombëtar i Biznesit në Tiranë, Muhametaj: Vitin e ardhshëm synojmë ta organizojmë bashkë me Kosovën

Po vijon dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Biznesit në Tiranë. Janë 220 kompani të ndryshme të gjashtë shteteve të Ballkanit dhe vendeve evropiane që po prezantojnë produktet e tyre në edicionin e 27-të të panairit të organizuar nga Klik Ekspo Group, e në mesin e tyre edhe Agjencia e Lajmeve KosovaPress.

Drejtori i këktij panairi, Luan Muhametaj thotë se Kosova e Shqipëria duhet të bashkëpunojnë për këtë inciativë, për çka shprehet optimist se vitin e ardhshëm do të arrijnë ta organizojnë së bashku.

“Janë 220 kompani qe marrin pjesë, kjo është sipërfaqja e mundshme e Pallatit të Kongreseve. Gjithmonë nga Kosovën pres të bashkëpunojmë në këtë iniciativë që duhet bërë bashkë”, thotë ai.

Në panairin e 27-të të biznesit për herë të parë po marrin pjesë njëkohësisht gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Muhametaj thekson për KosovaPress se po synon që vitin e ardhshëm të organizohet një panair i përbashkët me Kosovën.


“Teknologjitë dhe fushat janë të ndryshme sepse është një aktivitet multi-funksional që janë me bazë në pavijone shtetërore. Të tërë janë duke punuar edhe me pjesën shqiptare që të gjejnë treg dhe mundësi për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Vitin a ardhshëm do të bëjmë aktvitet për pjesën shqipfolëse besoj që është aktiviteti më interesant dhe më i mirë që kam bërë në jetën time… Kam disa vjet që dua ta bëjë dhe nuk e bëj dot për arsye se gjithmonë ka një sebep apo arsye është që të fillojmë që nga arti, kultura, historia dhe ekonomia. Kjo na bashkon, si na bashkon gjuha na bashkon edhe historia”, thotë ai.

Panairi që përcillet me sloganin “Një ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë” do të zgjas katër ditë. Ndërkohë që Mehmetaj shprehet optimist se vitin e ardhshëm ky i fundit do të organizohet në partneritet me Kosovën.

“Këtu ka firma nga i gjithë Ballkani në kuadër të iniciativës, siç e shikoni ‘Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë’, të gjithë shtetet që jemi. Interesante është që firmat po gjejnë bashkëpunim në Shqipëri dhe në rajon. Dhe, ne mendojmë që vitin e ardhshëm të bëjmë me Kosovën një aktivitet ku të jenë të gjitha pjesët shqipfolëse në një aktivitet në Tiranë. Kjo është iniciativë interesante që unë kam kohë që dua ta bëjë dhe nuk po e bëjë dot”, thekson ai.

Në tri katet e Pallatit të Kongreseve po përfaqësohen biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina.

Agjencia e Lajmeve-KosovaPress dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare janë sponsorë medial të këtij panairi. Të dy këto me stendat e tyre janë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit.

Lexo edhe

Video

5 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: