Pamjet e Messit duke luajtur si fëmijë dëshmojnë se ai ishte gjithmonë i destinuar për sukses – video

Pamjet e Messit duke luajtur si fëmijë dëshmojnë se ai ishte gjithmonë i destinuar për sukses – video

Lionel Messi ka shkaktuar frikë te lojtarët kundërshtarë gjatë gjithë karrierës së tij dhe pamjet e legjendës argjentinase si një fëmijë dëshmojnë se ai ishte gjithmonë i destinuar për sukses.

Messi, i cili mbushi 35 vjeç të premten, është padyshim një ndër futbollistët më të mëdhenj në histori, pasi ka fituar Topin e Artë shtatë herë rekord.

Ylli i Paris Saint-Germain ka shënuar 769 gola në 974 ndeshje përgjatë karrierë së tij, ku shumica prej tyre erdhën gjatë periudhës së tij të paharrueshme 21 vjeçare me Barcelonën.

Për Messin, gjithçka filloi në vendlindjen e tij, në Argjentinë me skuadrën e tij vendase, Grandoli. Më vonë ai do t’i bashkohej Newell’s Old Boys, ku u filmua duke turpëruar kundërshtarët në moshën vetëm shtatë vjeçare.


Trajneri i parë i Messit, Salvador Aparicio, një herë shpërtheu në lot kur kujtoi herën e parë që pa të luante yllin argjentinas.

Ritmi i shpejtë i Messit, prekja e parë e shkëlqyer dhe aftësitë vdekjeprurëse të finalizimit janë të gjitha të dukshme në një video, ku ai shihet duke dribluar bashkëmoshatarët e tij të vegjël në Argjentinë.

Videon e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video