Pamje të terroristëve serbë duke ikur nga Manastiri i Banjskës

Pamje të terroristëve serbë duke ikur nga Manastiri i Banjskës

Është publikuar një video-incizim ku shihen lëvizjet e terroristëve serbë në Manastirin e Banjskës në Zveçan.

Pamjet e bëra me dron, pasqyrojnë lëvizjet e sulmuesve të armatosur në Manastirin e Banjskës, ndërkohë që shihen tek ikin maleve nga Policia e Kosovës.


Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore, për t’u strehuar më pas në Manastririn e Banjskës.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë, municione dhe logjistikë të aftë për të pajisur qindra persona.

Lexo edhe

Video