Diçka më shumë se një orë ka mbetur deri tek fillimi i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt.
Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e Portos të njohur me emrin “Dragao”, përcjell KosvaPress.
Edhe pse kapaciteti i këtij impianti sportiv është mbi 50.000 ulëse, sonte aty të pranishëm do të jenë 16.500 tifozë për shkak se rregullat e pandemisë Covid-19 nuk lejojnë më shumë.
Tashmë stadiumi, siç mund të shihni në fotot e më poshtme ka filluar të mbushet.





1 Koment
Komentet janë të mbyllura.