Pako ushqimore dhe higjienike për komunitetet pakicë në Rahovec

Pako ushqimore dhe higjienike për komunitetet pakicë në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar 175 pako ushqimore dhe higjienike për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nga organizata Accessible Quality Healthcare (AQH).


Ndihmat si donacion nga organizata AQH , janë pranuar nga nënkryetari i Komunës, Fatmir Iska , shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli si dhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bilbil Oruqi.

Nënkryetari i komunës, Fatmir Iska, i ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e organizatën AQH dhe Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, për konstruktivitetin e treguar në vazhdimësi, duke shpresuar për bashkëpunime të ngjashme edhe në të ardhmen.

Lexo edhe

error: