Pak centimetra larg vdekjes: I bie meteori në jastëk pranë kokës

Pak centimetra larg vdekjes: I bie meteori në jastëk pranë kokës

Një grua kanadeze e shmangu vdekjen për fije, pasi një meteor shkatërroi çatinë e banesës së saj dhe i ra në jastëk në kokën që ajo po flinte.

Shumë njerëz kishin dalë të shihnin fenomenin qiellor pranë liqenit Louise në Kanada, por Ruth Hamilton ishte në shtëpi në gjumë të thellë, kur u zgjua e tmerruar nga një zhurmë e fortë dhe vuri re një re pluhuri në dhomë.

“U ngrita, ndeza dritën dhe s’po kuptoja asgjë se çfarë kishte ndodhur. Papritur, pashë një gur të zi në jastëkun tim. Mora në telefon policinë dhe ata erdhën menjëherë”, tha Ruth, transmeton New York Post.


Fillimisht ishte menduar se mos guri qe pasojë e njërit prej shpërthimeve që një kompanie vendase po kryente në një kanion aty pranë. Më vonë, u konfirmua se bëhej fjalë për një meteor.

Hamilton shpëtoi pa asnjë lëndim, ndërsa tha se do t`ua ruajë nipërve dhe mbesave objektin qiellor.

Rasti ka ndodhur më 4 tetor të këtij viti në qytetin Golden, në juglindje të British Columbia. 

Video