Pagat dhe taksat, çfarë ndryshon në të ardhurat e shqiptarëve
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Viti 2022 do të shoqërohet me ndryshime në sistemin e taksave dhe tatimeve, por edhe tek pagat e qytetarëve.

Duke filluar nga 1 janari, paga minimale është rritur nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë, një ndër premtimet e Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama në mandatin e tretë.

Ndërkohë që nga 1 korriku do të ketë ndryshime në taksën progresive. Paga e pataksueshme do të rritet në 40 mijë lekë nga 30 mijë sa është sot, ndërkohë që pagat deri në 50 mijë lekë do të taksohen me vetëm 6.5%.

Ndryshim ka edhe për taksimin e pagave të larta, ku norma 23% do të aplikohet për pagat në 200 mijë lekë nga 150 mijë lekë sa ka qenë deri më tani.

Po nga 1 korriku do të rriten pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit me 6 për qind. Pagat për punonjësit e policisë ndërkohë që shërbejnë larg vendbanimit shkon ne 150 për qind. 30% është niveli i rritjes së pagës për forcat e armatosura, ndërkohë që pensionet do të indeksohen.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur të shtyjë deri më 30 prill afatin për rivlerësimin e pasurive të patundshme me 3%, si dhe mos aplikimin e gjobave për fiskalizimin deri në fund të qershorit./a2

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024