Paga mesatare neto e tetorit në Mal të Zi është 720 euro

Paga mesatare neto e tetorit në Mal të Zi është 720 euro

Paga mesatare neto në Mal të Zi për tetor 2022 ishte 720 euro, ndërsa paga mesatare bruto ishte 891 euro, njoftoi Administrata e Statistikave Monstat.


Krahasuar me muajin shtator, paga mesatare neto e tetorit ka qenë më e lartë për 0.3 për qind, ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021 është rritur me 34.8 për qind, raporton portali CdM.me.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në tetor në krahasim me shtatorin shënuan një rritje prej 1.4 për qind, rezulton se të ardhurat reale në të njëjtën periudhë ranë me 1.1 për qind”, thuhet në deklaratën e Monstat.

Lexo edhe

Video