Paga e një ergoterapisti në Amerikë mund të arrijë deri në 100 mijë dollarë në vit

Paga e një ergoterapisti në Amerikë mund të arrijë deri në 100 mijë dollarë në vit

Megjithëse komuniteti ka nevojë dhe kërkesë të madhe për trajtim ergoterapeutik, Kosova ka një numër të vogël të profesionistëve të ergoterapisë. Kjo bën që ergoterpistët në Kosovë të kenë mundësi për kontribut, impakt, dhe përgjegjësi më të madhe në përmirësimin e kualitetit të jetës në komunitetit përmes ergoterapisë.

Ergoterapia është terapi shëndetësore që fokusohet në zhvillimin, rikuperimin, apo mirëmbajtjen e aftësive të jetës apo punës së përditshme. Ky lloj i terapisë zakonisht aplikohet te personat që vuajnë nga sëmundje me karakter fizik apo mendor, gjatë rehabilitimit te personat me lëndime fizike, apo edhe në parandalimin e humbjes se funksioneve fizike apo mendore.

Ergoterpia është profesion shumë i kërkuar mbarë botës sepse kjo terapi luan rol kyç në rehabilitimin e pacientëve dhe përmirësimin e jetës së tyre.

Sipas Zyrës së Statistikave të Punës në SHBA, paga e një ergoterpisti mesatar është 87,480 dollarë dhe mund të arrijë deri në 100,000 dollarë në vit. Për më tepër, profesioni i ergoterapisë pritet të rritet për 16% krahasuar me rritje 10% në profesionet e tjera shëndetësore që merren me diganostifikimin dhe trajtimin e pacientëve, përcjell Kolegji Heimerer.


Qëllimi kryesor i ergoterapisë është të përmirësojë kualitetin e jetës së individëve apo komunitetit duke rritur produktivitetin dhe pjesëmarrjen e tyre në aktivitete të përditshme.

Ergoterapia mund të jetë zgjidhja e duhur për dhimbjen kronike të kurrizit që zakonisht shkaktohet nga qëndrimi i gjatë në pozitë të papërshtatshëm që mund të kushtëzohet/kërkohet nga puna. Ergoterapistët ndihmojnë individët me probleme te tilla të rikthejnë apo përmirësojnë produktivitetin, rezultatin, dhe pjesëmarrjen në shoqëri përmes trajtimit të personalizuar apo përdorimit të mjeteve asistuese.

Metoda e trajtimit në ergoterapi bazohet në prova shkencore, por, lejon mundësi për të qenë shumë kreativ dhe inovativ në personalizimin e trajtimit për secilin klient, duke zhvilluar njëkohësisht mendim kritik përmes arsyetimit klinik.

Mund të thuhet se ergoterapia ëshë profesioni shëndetësor më kreativ, interaktiv, dhe inovativ, i cili trajton klientin në mënyre unike, dhe gjen aplikim tek të gjitha moshat dhe në çdo industri.

Lexo edhe

Video

error: