Pacolli rizgjidhet në krye të AKR-së

Pacolli rizgjidhet në krye të AKR-së

Behgjet Pacolli është rizgjedhur kryetar i Aleancës Kosova e Re.

Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se  AKR do të hap një kapitull të ri ku do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vendeve të reja të të punës.


Postimi i Pacollit në Facebook:

 “Sot, Aleanca Kosova e Re rikonfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga unë dhe hapjen e një kapitulli të ri ku AKR-ja do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vendeve të reja të të punës. Kosova është në një moment kritik ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore, bota po ndryshon dhe ne duhet të gjejmë vullnetin për të kapërcyer sfidat e mëdha së bashku”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se AKR do të kthehet me një vizion dhe ekip të ri që do të ofrojë alternativë politike e ekonomike në Kosovë.

Lexo edhe

Video