Pacolli: Nëse FIFA e dënon Xhakën, atë gjobë e paguaj unë

Pacolli: Nëse FIFA e dënon Xhakën, atë gjobë e paguaj unë

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli është shprehur i gatshëm që ta paguajë gjobën për Granit Xhakën nëse kjo vjen nga FIFA- për shkak se futbollisit nga Kosova mabjti fanellën me mbiemrin Jashari pas përfundimit të ndeshjes ndaj Serbisë në Kupën e Botës.

Ish-presidenti i Kosovës ka thënë se nëse emri i një familje të shenjtë, siç është familja Jashari shihet si pengësë për FIFA-në dhe si rezultat Xhaka të dënohet, atëherë atë gjomë do ta paguajë ai.


“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit.”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Ndryshe, ende nuk dihet nëse FIFA ka nisur hetime për këtë rast.

Në ndeshjen ndaj Serbisë, Xhaka dhe Shaqiri ishin figurat kryesore të fitores së Zvirës me rezultat 3-2.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • Lajmërohet Granit Xhaka - KosovaPress , December 4, 2022 @ 3:21 pm

    […] Rama për Xhakën e Shaqirin: Po përdoren si ‘mish për top’ për lojë luftërash ballkanike Pacolli: Nëse FIFA e dënon Xhakën, atë gjobë e paguaj unë […]

Komentet janë të mbyllura.