Pacolli fton diasporën në Londër për diskutim mbi zhvillimet politike në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pacolli fton diasporën në Londër për diskutim mbi zhvillimet politike në Kosovë
Fitore Pacolli
10/03/2026 - 12:30
Linku u kopjua

Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka ftuar bashkatdhetarët që jetojnë në Londër në një takim miqësor për të diskutuar mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe prioritetet e ministrisë që ajo drejton.

Përmes një njoftimi, Pacolli ka bërë të ditur se takimi do të mbahet të premten, më 13 mars, duke filluar nga ora 19:00, në The Queens Arms Pub, në Kilburn High Road, NW6 5SE.

Sipas saj, ky takim do të jetë një mundësi për bashkëbisedim rreth sfidave, ideve dhe kontributit që diaspora mund të japë për Kosovën.

“Do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar së bashku për sfidat, idetë dhe kontributin që mund të japim të gjithë për vendin tonë”, ka theksuar Pacolli.

Në takim pritet të marrin pjesë bashkatdhetarë nga komuniteti shqiptar në Londër.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026