Pacolli dhe friga

Pacolli dhe friga

* Binde pulen se nuk jam kokerr drithi*

Friga është një fenomen shumë interesant dhe pa ndonjë formule të prerë. Ka shumë lloje të friges dhe rreth kesaj mund të flasin psikologët dhe doktorët e kesaj lamie. Mirëpo një gjë eshte e qartë, frika mundet në raste të caktuara të jetë e dobishme dhe funkcionale si përshembull friga nga zjarri, nga termeti, nga bishat, aeroplani etj. Prandaj nuk duhet
domosdoshmerisht të luftohet heqja e frigës. Gjithmonë dikush ka qenë me trim e dikush më frigacak, bile shpeshë kanë thëne se trimi është „budalla“, gjithashtu edhe frigacak i tepërt nuk duhet të jemi. Frigacakët nuk jane njerëz më te dobet se te tjerët, as dembela e as tradhëtarë. Mirepo fakt është se për të bërë ose mbajtur shtetin duhet të jeshë trim shumë i
matur!

Një herë një djalë i moshes madhore u mbyll një ditë në shtëpi dhe nuk dilte në oborr. Edhe pas shumë lutjeve te antarëve te familjes ai nuk dilte fare jashtë. Babai i tij shumë i brengosur u ulë dhe filloj te bisedoj me të. Biri im, pse nuk po del ne oborr? Po frigohem nga pula, i tha i biri. Njeherë deshi te qeshte me zë te lartë por duke e vërejtur seriozitetin e djalit u ndal dhe e ndëgjoj me vëmendje. Po si mundet të të hajë pula ty? Ti je shumë herë me i madhë, ajo ka frikë nga ti. Eja, ja unë po ta vertetoj…. Jo, tha djali! Nuk dale dhe pike. Po pse djali im? Pula do te me hajë…. Dikurë djaloshi i tha babait: Ok, unë e di se pula mua nuk mundet të më hajë, por hajt e binde ti pulen se unë nuk jam kokërr e drithit. Ajo mendon se unë jam kokërr e drithit dhe do të me përbij. Kështu djaloshi mbeti per një kohë bukur të gjatë i mbyllur.


Çdo fobi eshtë e mundshme të eleminohet apo shërohet, nëse merr trajtim adekuat. Me disa fobi mund të jetohet lirshëm dhe pa probleme. Secilit i mbetet të përcaktoj apo vendos se a dëshiron të ndyshoj dicka apo ta le me të vjetrën. Kjo vlenë edhe per zoterin shume të respektuar si ekonomist Behxhet Pacollin. Frigën se në Kosovë mund ti ndodhë ndonjë akt
"terrorist" ndaj fluturakes së tij, nuk mund tia hjekë askush, vetëm ai vetëvehtes, kjo mbetet definitivisht ne doren e tij. Por nuk i bën nderë zotri Pacollit marrja peng e Kosovës dhe dërgimi edhe nëse i padashur ujë në mullirin Serb të cilët normalisht u gëzuan pa masë per vertetimin e teorive të tyre për Kosoven dhe sigurinë në teritorin shtetëror të saj. Shumë
kurioze më duket kjo frigë e Pacollit pikërisht në këtë kohë pasi që ai ka aterruar ne vende të ndryshme të botes si në Afrike apo shume vende tjera ku siguria eshtë e brishtë dhe rrezikshmëria është shumë më e madhe se te ne në Kosovë.

Mos harroni zotri Pacolli se keni qenë President dhe Minister i punëve te jashtme të këtij shteti dhe se fjala jote ka peshën e vet dhe mundet të ketë pasoja të rënda politikostrategjike për Kosovën dhe për të gjithë ne.

Bëhuni diplomat në kuptimin e plotë të fjalës dhe mendoni pakë me largë, bëhuni visionar.

Çlirohu nga friga zotëri Pacolli, se nuk të gjen gjë në Kosovë * Mos u tut*

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.