Pacienti ikën nga Klinika e Psikiatrisë

Pacienti ikën nga Klinika e Psikiatrisë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një pacient ka ikur nga Klinika e Psikiatrisë në Prishtinë.

Bëhet e ditur se rasti është paraqitur në polici nga motra e viktimës, i cili sipas saj ka qenë i shtrirë në klinikën e lartcekur, ndërsa është larguar prej aty dhe nuk dihet vendndodhja e tij.


“Me datën 24.04.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë është larguar nga klinika dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet.  

Lexo edhe

Video