“Pa vend” merr çmimin kryesor në Toronto dhe kualifikohet për Oscar

“Pa vend” merr çmimin kryesor në Toronto dhe kualifikohet për Oscar

Filmi i shkurtër “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda, ka arritur të merr çmimin kryesor IMDB Pro Short Cuts, në njërin ndër festivalet më të rëndësishëm në botë Toronto International Film Festival. Me këtë çmim, “Pa vend”, zyrtarisht kualifikohet për kategorinë e filmit të shkurtër për Oscars 2022. 

Regjisori Karahoda në një video dërguar festivalit dhe audiencës, ndër të tjera tha që këtë çmim ia dedikon atyre filmi për të cilët u punua, pra për të gjithë sportistët dhe talentët e rinjë të Kosovës.


Sipas jurisë së Festivalit gara u dallua nga një përzgjedhje e fortë e filmave.

Filmi ‘Pa Vend’ nga Samir Karahoda na mahniti me pamjen, vendndodhjet dhe personazhet e tij unike e sollën në jetë një përkushtim kishotian, por të vendosur, ndaj një sporti – dhe një vendi – që është e vështirë të artikulohet, madje edhe ndaj vetëvetës”. TIFF njihet si festivali më i madh publik në botë dhe festivali më i rëndësishëm në Amerikën Veriore. Këtë vit u organizua edicioni i 46’të ndërsa Pa Vend ishte në programin e filmave të shkurtër Short-Cuts ku konkuruan gjithsej 38 filma nga 23 shtete. Rrugëtimi i Pa vend deri më tani duket mjaft mbresëlënës, deri në fund të Nëntorit filmi do të udhëtoj në 17 festivale dhe ku do të shfaqet si premierë në të gjitha këto shtete. Pa vend, premierën botërore e kishte në festivalin e Kanës ku edhe u nominua si filmi më i mirë Evropian për ceremoninë Europian Film Aëards i cili njihet edhe si Oscari Evropian”, thuhet në një njoftim të producentit Eroll Bilibani.

Lexo edhe

Video