Pa gola mes Anglisë e Amerikës

Pa gola mes Anglisë e Amerikës

Ka përfunduar ndeshja e fundit e programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku nuk është përcaktuar fituesi.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe katër sosh të zhvilluara në stadiumin “Al Bayt”, Anglia ka barazuar pa gola me Kombëtaren e Amerikës, raporton KosovaPress.

Të dy kombëtaret kishin rastet e tyre për ta gjetur golin, por që portierët sikurse Pickford i Anglisë ashtu edhe Turner i Amerikës arritën që t’i mbajnë portat e tyre të paprekura.


Anglia arriti të regjistrojë tetë tentime për gol ku tre prej tyre ishin drejt kuadratit të portës, krahas Amerikës që kishte 10 tentime për gol, por që vetëm një prej tyre rrezikoi portierin Pickford.

Me pikët e reja, Anglia mbetet në vendin e parë në Grupin B në kuotën e katër pikëve, krahas Amerikës që renditet në vendin e tretë me dy pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 0:0.

Lexo edhe

Video