Pa fitues ndeshja mes Malishevës e Dukagjinit

Pa fitues ndeshja mes Malishevës e Dukagjinit

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Malishevës dhe asaj të Dukagjinit, e vlefshme kjo për xhiron e 18 të Superligës së Kosovës.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara janë shënuar gjithsej katër gola në ndeshje, ku rezultati final mes Malishevës e Dukagjinit qëndron i barabartë 2:2, përcjell KosovaPress.


Golat për Malishevën i shënuan Bruqi (minuta e 58’) dhe Kryeziu (minuta e 62’), kurse për Dukagjinin realizatorë në gola ishin Ahmeti (minuta e 44’) dhe Shabani (minuta e 65’).

Me pikët e reja, Malisheva zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 19 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm Dukagjini që zë vendin e tetë në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes është 2:2.

Lexo edhe

Video