Pa fitues mes Realit dhe Atleticos, nevojiten vazhdimet

Pa fitues mes Realit dhe Atleticos, nevojiten vazhdimet

Ka përfunduar super derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos, ku do të nevojiten vazhdimet dhe ndoshta penalltitë për ta përcaktuar gjysmëfinalistin e radhës së Kupës së Mbretit.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka barazuar 1:1 me Atletico Madridin, raporton KosovaPress.


Atletico ishte në avantazh prej 1:0 që nga minuta e 19’ përmes golit të Alvaro Moratas, derisa Rodrygo e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 79’, për ta shpëtuar Realin nga eliminimi.

Tani, të dy skuadrat do të vazhdojnë “luftën” edhe në vazhdime, me shpresën për t’i evituar penalltitë dhe për ta gjetur golin e fitores.

Rezultati final, 1:1.  

Lexo edhe

Video