Oyarzabal: Spanja kishte gjithmonë vetëbesim pavarësisht kritikave

Oyarzabal: Spanja kishte gjithmonë vetëbesim pavarësisht kritikave

Vetëbesimi i Spanjës në aftësitë e saj nuk ka qenë problem pavarësisht kritikave për paraqitjet e saj në EURO 2020, ka thënë sulmuesi i krahut të majtë Mikel Oyarzabal.

Sulmuesi i Real Sociedadit Oyarzabal shënoi golin e fundit nga penalltia, ku Spanja e mposhti Zvicrën 3:1, pasi në kohën e rregullt rezultati ishte i barabartë 1:1, përcjell KosovaPress.

Spanja regjistroi 29 tentime për gol në dy ndeshjet e para Euro 2020, ku vetëm 10 prej tyre ishin drejt portës, kështu duke pranuar kritika për lojën ofensive të tyre, por Oyarzabal insistoi që skuadra gjithmonë kishte besim për sukses.


“Nëse kemi qenë të mirë ose jo të mirë, ajo nuk është qëllimi. Ne kemi pasur shumë vetëbesim në këtë skuadër që nga fillimi”, tha Oyarzabal në një konferencë për media para gjysmëfinales kundër Italisë.

“Ne jemi të bashkuar dhe është një skuadër e nivelit të lartë. Ne kishim besim që do të bëjmë gjëra të mëdha në EURO 2020 dhe i kemi dëshmuar ato. Njerëzit janë të lirë të kenë mendimin e tyre, por ne s’kemi pasur kurrë dyshim. Kemi pasur gjithmonë besim në skuadër dhe do të vazhdojmë kështu”, shtoi ai.

Spanja deri më tash në EURO 2020 ka shënuar gjithsej 12 gola, duke lënë prapa Danimarkën dhe Italinë me nga 11 gola.

Video