OVL UÇK reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit

OVL UÇK reagon për vrasjen e Qerim Kelmendit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagoi ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së, Qerim Kelmendi.

“Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne. Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.


Sipas tyre, kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria.

Ata kanë shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve të të ndjerit Qerim Kelmendi.

Lexo edhe

error: