OVL UÇK Pejë mbjell pemën në nderim të heroit Bekim Berisha – Abeja

OVL UÇK Pejë mbjell pemën në nderim të heroit Bekim Berisha – Abeja

OVL e UÇK-së në Pejë në nderim të jetës dhe veprës së heroit të kombit, Bekim Berisha –Abeja, ka mbjellë sot një pemë në 23-vjetorin e rënies.

“Sot në ditën e përjetësisë së tij, në nderim të rënies së Heroit tonë Bekim Berisha – Abeja, mbollëm një pemë në oborrin e OVL UÇK Pejë. Të pranishëm ishin luftëtarë e shokë nga diaspora, që po kalojnë pushimet në Atdhe. Lavdi Heroit tonë, kujtimi për të kurrë mos u harroftë”, thuhet në njoftim.


Më 10 gusht 1998, Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja” si njëri ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ra heroikisht pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.

Edhe pse historianët mendojnë se domeni i fushe veprimtarisë së individit e ngushton fushën e interesimit të historianit, figurat markante siç është figura e Bekim Berishes, është përgjegjësi e madhe për çdo pendë historike që do të merret me këtë figurë.

“Serbët nuk donë diplomaci veç luftë”, thoshte ai në një nga seria e videove të rralla që AP pati publikuar e ku flet edhe Berisha gjatë luftës. Ai më pas në një deklaratë tjetër thotë se serbët nuk kuptojnë dialogun, por vetëm marrëdhëniet “Zjarr për zjarr”.

Video

error: