OVL-UÇK: Mbi 2 mijë persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensionit si veteranë

OVL-UÇK: Mbi 2 mijë persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensionit si veteranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se mbi 2.100 persona janë larguar nga lista e përfituesve të pensioneve si veteranëve. Kurse, në departamentin e familjes së dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, mohojnë këtë shifër duke thënë se deri tani asnjë person nuk është larguar nga kjo listë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati thotë për KosovaPress, se lista e veteranëve të UÇK-së, duhet të pastrohet dhe një proces i tillë tashmë ka nisur, pasi që nga kjo lista në bazë të dhënave të kësaj organizate janë larguar mbi 2 mijë persona.

Sipas tij, largimi dhe pastrimi i listës po bëhet në heshtje me qëllim që mos të ngjallen reagime e protesta.

Madje ai thotë se nga Gjykata e Pejës ka dënuar mbi 40 persona pasi janë vërtetuar se në mënyrë të kundërligjshme i kanë marrë pensionet.

Kryetari i OVL-UÇK-së, thekson se vetëm nga territori i Shqipërisë nga lista përfitues i pensionit veteranë janë largua 400 persona.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në departamentin e familjes së dëshmorëve  dhe invalidëve të luftës, Bahri Xhaferi thotë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë listë të re që tregon se ndonjë përfitues i pension veteranë është larguar nga lista për pensione.

Ai madje thotë se numri i atyre që marrin pensione gjatë vitit 2019, ka qenë konstat dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim e cila sillet mbi 38 mijë përfitues.

Xhaferi thotë se janë në pritje të vendimeve të proceseve gjyqësore që janë duke zhvilluar nëpër territore të ndryshme të Kosovës.

Madje ai mohon se janë larguar nga lista e pensioneve edhe përfitues nga Shqipëria, derisa thotë se mbi 2700 banorë të Shqipërisë e gëzojnë këtë pension.


Në bazë të statistikave për vitin 2019 në Departamentin e Familjes së Dëshmorëve  dhe Invalidëve të Luftës në muajin shkurt kanë qenë 38217 përfitues të pensioneve si veteranë,  në muajin mars – 38094, në prill – 38031, maj – 38053, qershor  – 38052, korrik –  38074, gusht – 38103, shtator – 38120, tetor – 38105, nëntor – 38038, dhjetor  – 38101.

KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje nga Prokuroria në Pejë lidhur me rastet që janë duke u trajtuar në kuadër të “Dosjes së Veteranëve të Rrejshëm”, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, në shtator të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngriti aktakuzë kundër 12 personave për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët”, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas po kësaj prokurorie, numri i përfituesve mashtrues janë rreth 19 mijë e 500 persona.

Në këtë rast janë të akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Sipas Prokurorisë Speciale nga pagesat e veteranëve mashtrues buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej mbi 68 milionë eurosh.

 

 

 

 

Lexo edhe

error: