Për herë të parë në Kosovë vjen shërbimi i shpërndarjes së teksteve origjinale – OTS. Me këtë shërbim ndërmarrja juaj arrin shikueshmëri dhe shpërndarje maksimale të lajmeve, komunikatave apo njoftimeve në momentin kur ato publikohen nga ju. Kjo do t’iu mundësojë që të zgjeroni audiencën tuaj dhe të mbani atë të angazhuar dhe mirë-informuar me të gjitha aktivitetet tuaja në kohë reale.
Shërbimi i tekstit origjinal (OTS-Original Text Service) iu mundëson përdoruesve të kenë një lidhje të drejtpërdrejtë dhe komunikim me marrësit duke kursyer kohë dhe kosto.
Përmes këtij shërbimi shfrytëzuesit e shërbimeve të KosovaPress, si mediat audiovizive, institucionet vendore apo ambasadat e akredituara në Kosovë, dhe individët brenda dhe jashtë Kosovës, do të marrin njoftime dhe tekste në mënyrë të shpejtë dhe origjinale.
Shpalljet në OTS publikohen pa ndërhyrje në përmbajtje apo redaktim, dhe dërguesi i saj është përgjegjës për përmbajtjen e tekstit.
OTS – synon të publikojë komunikatat e institucioneve, organizatave, partive politike, kandidatëve që konkurrojnë në zgjedhje, apo dërgues të tjerë që duan që mesazhet e tyre të publikohen në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
OTS është falas për marrësit!
Ky është një sektor i ri në Kosovë të cilin po e sjell Agjencia e Lajmeve KosovaPress pasi u pranua në rrjetin e Agjencive Evropiane të Lajmeve (https://www.newsalliance.org/members/ dhe https://www.newsalliance.org /news/the-european- aleanca-e-agjencive-lajme-mirepret-shtypin kosovar-si-anetar-i-re-dhe-stefano-de-alesandri-CEO-e-ansa-si-anëtar-i-ri-i-bordit)
Me këtë ne kemi hapur një mundësi dhe faqe të re për institucionet, OJQ-të dhe bizneset me të cilin përveç shpërndarjes së lajmeve tuaja në media dhe ueb faqen e KosovaPress https://kosovapress.com/ots/, ua shpërndajmë edhe qindra e mijëra gazetarëve dhe lexuesve që janë të interesuar të lexojnë lajme dhe që tashmë i kemi në sistem, duke u mundesuar që të jeni sa më afër mediave, institucioneve, organizatave dhe qytetarëve.
Për më shumë informata se si mund të përfitoni nga ky shërbim ju mund të kontaktoni në: [email protected] ose +383 45 251 565.