Osteoporoza, sëmundja e kockave

Osteoporoza, sëmundja e kockave

Osteoporoza është një sëmundje e kockave e cila zvogëlon dendësinë dhe cilësinë e indit kockor. Kjo sëmundje nuk na paraqet shenja paralajmëruese. Osteoporoza ndodh kur sasia e kockës së re që krijohet është më e vogël sesa kocka e vjetër që shkatërrohet, si rezultat kockat bëhen të dobëta dhe të brishta, sa një peshë e vogël apo një stres mund të shkaktojë një frakturë kryesisht të dorës, kofshës apo dhe të shpinës.

Faktorët më të zakonshëm të rrezikut të osteoporozës janë:

•        Masa e kockës mbi moshën 30 vjeçare fillon të bjerë.


•        Paraqitet te dy gjinitë, mirëpo, femrat janë 4 herë më të ndjeshme ndaj osteoporozës se meshkujt, veçanërisht më të rrezikuara janë gratë e moshës mbi 50 vjeçare, dhe gratë në menopauzë.

•        Nëse ndonjë nga paraardhësit tuaj ka vuajtur nga osteoporoza apo thyerja e kockave, atëherë edhe ju jeni në rrezik.

•        Mungesa e aktivitetit fizik, rritja e peshës trupore, të ushqyerit jo siç duhet si dhe sëmundje të tjera.

Faktorët të cilët mund të ju ndihmojnë është uji i mineralizuar. Uji i Banjës së Kllokotit është e njohur për vetit e saja shëruese. Uji mineral-natyral i Banjës së Kllokotit me temperaturë 37°C,  i takon kategorisë së ujërave homeoterm mineral. Në bazë të përbërjes minerale, uji i këtyre burimeve radhitet në kategorinë elementeve kimike  K, Na, Ca, Li, Ba, F, Mg, HCOз, të cilët  janë faktorë që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të pacienteve me osteoporozë.

Lexo edhe

Video