Osmani: Vettingu është i domosdoshëm

Osmani: Vettingu është i domosdoshëm

Presidentja Vjosa Osmani i ka vlerësuar shqetësuese konstatimet e raportit të progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, se procesi i vettingut do të duhej të ishte masa e fundit.

Në një konferencë për media, Osmani tha se kjo është e papranueshme, pasi sipas saj vettingu është i domosdoshëm dhe e vetmja mënyrë për t’i arritur synimet të cilat po i kërkon Bashkimi Evropian.


Sa i përket luftimit të krimit e korrupsionit dhe në komunat veriore, Osmani tha se nuk ka kompromis, derisa shtoi se presin përkrahje të plotë nga BE-ja.

Presidentja Osmani e ka komentuar edhe të gjeturat në këtë raport, sa i përket shkarkimit të kryetares së KQZ-së.

“Presidentja është autoriteti emërues dhe shkarkues. Sa i përket kësaj nuk ka pasur shkelje ligjore. Mua nuk mund të kërcënoj askush me Gjykatën Kushtetuese”, tha Osmani.

Lexo edhe

Video

error: