Osmani uron qytetarët për Krishtlindjen ortodokse

Osmani uron qytetarët për Krishtlindjen ortodokse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.  

Në vijim gjeni të plotë urimin e presidentes Osmani: 

“Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë.


Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin.

Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira!

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”

Lexo edhe

Video