Osmani udhëtoi për në Nju Jork, do të merr pjesë në pritjen zyrtare të Biden

Osmani udhëtoi për në Nju Jork, do të merr pjesë në pritjen zyrtare të Biden

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Nju Jork, ku në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, krahas liderëve të tjerë botërorë, do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së Joe Biden.

Osmani, në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, do të zhvillojë një sërë takimesh me krerë të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në sesionin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në SHBA. Ndërsa në Fordham University do ta mbajë një ligjëratë mbi reformat në sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë vizitës në Nju Jork, presidentja Osmani do të shoqërohet edhe nga shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla.

Lexo edhe

Video