Osmani thotë se ka marrë garanca të fuqishme nga Biden për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës

Osmani thotë se ka marrë garanca të fuqishme nga Biden për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Osmani ka thënë se ka marrë garanca të fuqishme nga Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me SHBA-të është ekzistencial dhe i pacenueshëm.


Gjithashtu, Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të.

“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja poashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova. Pas këtij bashkëbisedimi, Presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanca të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit”, ka njoftuar Presidenca.

Osmani po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Lexo edhe

Video