Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në Moldavi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, të cilit i ka shprehur solidaritetin e plotë të Kosovës.
Osmani ka potencuar se askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës.
“Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë.”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Moldavi./KosovaPress