Osmani takon një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes

Osmani takon një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Ditën e Presidentit, ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Sipas një komunikate të Presidencës, në bashkëbisedim me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë. ,


“Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja dhe përfaqësuesit e Kolegjit kanë diskutuar edhe për sfidat edhe progresin e Kosovës si dhe angazhimin e përbashkët për t’i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.