Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Osmani takon nënkryetaren e Këshillit Nacional të Zvicrës: Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën

Osmani takon nënkryetaren e Këshillit Nacional të Zvicrës: Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osamni po vazhdon edhe sot takimet zyrtare në Zvicër.

Osmani sot është pritur në takim nga nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës Irène Kälin.

Osmani thotë se Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm për Kosovën.


“Një takim pune jashtëzakonisht i këndshëm e produktiv me znj. Irène KÄLIN, nënkryetare e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës. Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkombëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka treguar se shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikëbërje ishin temat e trajtuar gjatë takimit me Kälin.

“Shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikbërje, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë takimit. Faleminderit, znj Kälin, për mikpritjen. Ishte nder e kënaqësi”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lexo edhe

Video

error: