Osmani takon ministren gjermane, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Takimi ka ndodhur në në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington.

“Gjermania ka qenë një përkrahëse e patundur e të ardhmes së palëkundur dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. I shpreha mirënjohjen time ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock për mbështetjen e saj të palëkundur”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024