Osmani takon Lajçak: Epilogu i dialogut duhet të jetë njohja reciproke Kosovë-Serbi

Osmani takon Lajçak: Epilogu i dialogut duhet të jetë njohja reciproke Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak me të cilin diskutuan zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Osmani theksoi se suksesi i këtij procesi nuk është i rëndësishëm vetëm për  Kosovën, por edhe gjithë rajonin. Ajo konfirmoi edhe njëherë se Kosova mbetet palë e përkushtuar dhe konstruktive në dialog. Në veçanti, ajo theksoi nevojën për përçim të qartë të mesazhit se epilogu i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë.


Presidentja theksoi po ashtu urgjencën e adresimit të tendencave destabilizuese në rajon, duke potencuar se zhvillimet e fundit në rajon nuk mund të shihen vetëm nga prizmi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, por si një kundërvënie e drejtpërdrejt ndaj vlerave, të cilat i përfaqëson BE dhe shoqëritë demokratike.

Ndërsa Lajçak ka vënë theks te nevoja për aktivizim të BE-së në rritjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe konfirmimin e së ardhmes evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut, derisa potencoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për BE.

Lexo edhe

Video

error: